Udhëheqësi i Bjellorusisë nën presion për të treguar solidaritet me presidentin Putin

Botë | 4 vite më parë

Alexandër Lukashenko, lideri i Bjellorusisë, është nën presion për të treguar solidaritet me Vladimir Putin në luftën kundër Ukraninës, veçanërisht kur izolimi ndërkombëtar i Rusisë po rritet.

Territori bjellorus, i cili shtrihet në veri të Ukrainës, ka qenë kyç për pushtimin që në fillim. Tanket ruse kaluan kufirin Bjellorusi në rrugën për në Kiev në fillim të konfliktit dhe Bjellorusia është ende një pikënisje për raketat ruse.

Por kryefjala e Lukashenkos është “stabiliteti” dhe ai gjithmonë është zotuar të mos përfshijë ushtarët e vendit të tij në luftime të drejtpërdrejta, si dhe të mos “tërhiqet zvarrë në këtë luftë”.

Lukashenko është presidenti që u përball me protesta të paprecedenta, të mëdha në rrugë dy vjet më parë, kundër rizgjedhjes së tij shumë të diskutueshme.

Ai ka burgosur qindra kritikë të tij dhe mijëra të tjerë janë larguar nga vendi. Ai mbijetoi si udhëheqës kryesisht për shkak të mbështetjes së hapur të Vladimir Putin.

Biseda e sotme për formimin e një “task force të përbashkët” me Rusinë duket më shumë si gjest, sesa një përfshirje e drejtpërdrejtë e Bjellorusisë në luftë. Gjithësesi, Lukashenko po ecën në një litar të ngushtë politik. BBC

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme