Shtëpia e Bardhë: SHBA do të mbështesë Ukrainën me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore

Janë publikuar pak më shumë detaje, lidhur me bisedën telefonike që u zhvillua sot mes Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Presidentit të SHBA, Joe Biden.
Presidenti Zelensky tha se të dy udhëheqësit patën një “bisedë produktive”, në të cilën mbrojtja ajrore ishte në krye të agjendës. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Biden u zotua të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore.
Biden theksoi angazhimin e tij të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët “për të vazhduar imponimin e kostove ndaj Rusisë, duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë e saj të luftës, si dhe duke i ofruar Ukrainës ndihmë për sigurinë, anën ekonomike, si dhe atë humanitare”. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



