Bernanke, Diamond dhe Dybvig nderohen me çmimi Nobel në ekonomi

Ish-kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig janë nderuar me çmimin Nobel në ekonomi për punën e tyre mbi bankat dhe krizat financiare. Grupi u njoh nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave për punën e tyre në fillim të viteve 1980, për të cilën instituti tha se siguroi bazën për të kuptuarit modern se përse nevojiten bankat, dobësitë e tyre kryesore dhe se si kolapsi i tyre mund të nxisë shkrirjet financiare.
Bernanke , i cili drejtoi bankën qendrore të SHBA gjatë krizës financiare të vitit 2008, mori çmimin për kërkimin e tij mbi Depresionin e Madh. Puna e tij tregoi se rrjedhjet bankare ishin një arsye vendimtare që kriza u bë kaq e rëndë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



