Aleat i fortë i Putin, udhëheqësi çeçen: Do dërgoj 3 djemtë e mi të mitur në vijën e parë të fronit në luftën kundër Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, ka deklaruar se tre djemtë e tij, 14, 15 dhe 16 vjeç, së shpejti do të udhëtojnë në vijën e frontit të Ukrainës për të luftuar me forcat ruse.

Kadyrov është një aleat i fortë i Vladimir Putin, megjithëse kohët e fundit ka kritikuar udhëheqjen ushtarake ruse. Në rrjetet sociale, ai shkroi se një baba duhet t’i mësojë djemtë e tij se si të mbrojnë familjen, njerëzit dhe atdheun e tyre.

Rusia ka nënshkruar një traktat të OKB-së që synon të parandalojë fëmijët nën moshën 18 vjeç që të marrin pjesë drejtpërdrejt në armiqësi. Përdorimi i fëmijëve nën moshën 15 vjeç për të marrë pjesë në armiqësi konsiderohet një krim lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Megjithatë Rusia nuk e njeh juridiksionin e saj.

Në një postim të gjatë në aplikacionin e mesazheve Telegram, Kadyrov tha se trajnimi ushtarak i djemve të tij filloi kur ata ishin shumë më të rinj dhe se kishte ardhur koha që ata të përjetonin një betejë të vërtetë.

Postimi u shoqërua me një video të djemve të tij duke qëlluar me armë të ndryshme në një terren stërvitor. Kadyrov ka qeverisur republikën jugore ruse që nga viti 2007, kur ai u emërua president i rajonit nga Vladimir Putin./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme