Ndahet nga jeta këngëtari amerikan Coolio, fitoi famë botërore me këngën “Gansta’s Paradise”

Ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, këngëtari amerikan i muzikës rep Coolio që njihet gjerësisht për hitin “Gansta Paradise” që kryesoi listat në vitin 1995. Artisti, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, ndërroi jetë në Los Angeles, pasi u gjet pa ndjenja në tualetin e shtëpisë së një miku të tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur akoma.
Coolio filloi karrierën si këngëtar rep në Kaliforni në fund të viteve 80, por fitoi famë botërore në vitin 1995, kur publikoi “Gangsta Paradise” (Parajsa e gansterave) që ishe edhe kolona zanore e filmit Dangerous Minds (Mendje të rrezikshme).
Vitin pasus mori çmimin e performancës më të mirë rep në ceremoninë e çmimeve “Grammy”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




