Të shtëna me armë në një shkollë në Rusi, vriten 9 persona, mes viktimave 5 të mitur

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Izhevsk duke vrarë 9 persona, 5 prej të cilëve ishin të mitur. Motivi i të shtënave në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit Udmurtia rreth 600 milje në lindje të Moskës, është i paqartë.
Komiteti Hetues i Rusisë tha se autori vrau nëntë persona dhe më pas u vetëvra. Viktimat përfshijnë pesë fëmijë, dy mësues dhe dy roje sigurie.
Rusia ka përjetuar disa të shtëna në shkolla vitet e fundit. Në maj 2021, një adoleshent i armatosur vrau shtatë fëmijë dhe dy të rritur në qytetin e Kazanit. Në prill 2022, një burrë i armatosur vrau dy fëmijë dhe një mësuese në një kopsht fëmijësh në rajonin qendror të Ulyanovsk përpara se të vriste veten.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




