BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, ndihma shtesë për Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

Krerët e diplomacisë së vendeve të Bashkimit Evropian njoftuan sanksione të reja kundër Moskës dhe ndihmë për Ukrainën. Përfaqësuesi i lartë i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka deklaruar se ministrat e 27 vendeve anëtare të BE që marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së morën një vendim politik në margjinat e seancës për zbatimin e masave të reja sektoriale dhe individuale ndëshkuese kundër Moskës.

“Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord në një takim jozyrtar të jashtëzakonshëm në Nju Jork për të vazhduar me sanksionet e reja kundër Rusisë”, tha përfaqësuesi i lartë për Politikën e jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Josep Borrell. Ministrat ranë dakord gjithashtu të vazhdojnë dërgesat e armëve në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme