Shefi i policisë së Teheranit: Vdekja e Mahsa Aminit ishte një incident “fatkeq”

Shefi i policisë së Teheranit deklaroi se vdekja e një gruaje në paraburgim ishte një incident “fatkeq”. Mahsa Amini, 22 vjeç, ra në koma javën e kaluar, disa orë pasi policia morale e mbajti atë me dyshimet se kishte thyer rregullat e hixhabit.
Dëshmitarët akuzuan oficerët për rrahjen e saj, por gjenerali i policisë Hossein Rahimi, i mohoi akuzat. Vdekja e Mahsa Amini ndezi protesta në kryeqytet dhe në Iranin perëndimor, ku dy persona raportohet se u vranë në përleshjet me policinë.
Videot e postuara në mediat sociale tregonin një turmë që gjuante gurë në qytetin e Divandarreh. Pamjet e tjera treguan protesta në kryeqytet, ku gratë hoqën shamitë e tyre dhe bërtisnin “vdekje diktatorit”, një thirrje e përdorur shpesh në lidhje me Udhëheqësin Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Sipas shkrimeve në rrjetet sociale, Amini kishte udhëtuar nga provinca e Kurtistanit për në Teheran për t’u takuar me familjarët e saj, kur ishte arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator. Dëshmitarët u kanë thënë gazetarëve se pas arrestimit ajo është rrahur brenda makinës së policisë së moralit, kur po dërgohej në një qendër paraburgimi. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




