Antonio Guterres: Biseda mes Putinit dhe Zelenskit është ende shumë larg

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se mundësia e zhvillimit të negociatave të drejtpërdrejta mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, është ende larg.
Guterres tha se do të ishte e rëndësishme të krijohen kushte për arritjen e paqes në përputhje me Kartën e OKB-së, me të drejtën ndërkombëtare, por kjo mundësi duket se është ende larg. Sipas tij, do të jetë e vështirë të mbahen negociatat e drejtpërdrejta mes dy presidentëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




