Peticion nga 19 deputetë rusë, kërkohet dorëheqja e presidentit Putin

Dhjetra deputetë komunalë nga Moska dhe Shën Petersburgu, me anë të një letre të hapur, i kanë bërë thirrje sot presidentit Vladimir Putin, që të japë dorëheqjen. Thirrja për dorëheqjen e presidentit rus vjen mes pretendimeve për manipulim votash në zgjedhjet lokale dhe rajonale të kësaj fundjave, si dhe pas përparimit masiv të forcave të Kievit pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Nënshkruesit kanë vënë veten në rrezik për këtë peticion, pasi, sipas ligjeve të miratuara nga Rusia kur pushtoi Ukrainën, dënohen të gjithë disidentët kundër luftës. “Veprimet e Presidentit Putin janë të dëmshme për të ardhmen e Rusisë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në peticionin e shpërndarë në Twitter nga Ksenia Torstrem, një deputete për distriktin Semyonovsky të Shën Petersburgut.
“Kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putin nga posti i Presidentit të Federatës Ruse”, vijon deklarata e nënshkruar fillimisht nga 19 deputetë. “Janë marrë edhe 84 nënshkrime të tjera”, shkruan Torstrem. Kundërofensiva ukrainase në rajonin e saj verilindor të Kharkivit, bëri që forcat e Kievit të rimarrin rreth 3,000 kilometra katrorë tokë të pushtuar më parë nga Moska.
Thirrjet nga deputetët që Putini të dorëhiqej fillimisht dolën nga Dmitry Palyuga, një deputet nga distrikti Smolninskoye i Shën Petersburgut, i cili i bëri thirrje Dumës së Shtetit që të gjykonte presidentin me akuzat për tradhti në lidhje me pushtimin e Ukrainës. Palyuga u thirr në stacionin e policisë fillimisht me akuzat për “diskreditim” të ushtrisë ruse, por më pas u lirua. Themoscowtimes
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



