Somali, më shumë se 20 të vdekur nga sulmi i al-Shabab

Botë | 4 vite më parë

Forcat somaleze të sigurisë thënë se kanë shpëtuar 106 persona, të cilët ishin bllokuar brenda një hoteli, i cili u sulmua nga militantët.  “Njëzet e një persona janë konfirmuar se kanë vdekur”- tha ministria e Shëndetësisë. Lufta për të rimarrë hotelin përfundoi brenda natës.  Sulmuesit përdorën eksploziv për të hyrë në hotelin Hayat në Mogadishu, përpara se të merrnin kontrollin me dhunë. 

Grupi militant islamik al-Shabab ka marrë përgjegjësinë për sulmin. “Dëshiroj të informoj të gjithë somalezët se operacioni në hotel përfundoi në mesnatë,” u tha gazetarëve komandanti i policisë Abdi Hassan Mohammed Hijra, në një konferencë që u zhvillua afër vendit të sulmit. “Është tronditëse që njerëz të pafajshëm humbën jetën këtu.

Forcat e sigurisë u angazhuan për të shpëtuar njerëzit një nga një dhe në grupe”- tha ai.  Numri i të vdekurve mund të rritet. 117 persona janë lënduar, 15 prej tyre janë në gjendje kritike. Hoteli është shkatërruar, kryesisht pas luftimeve intensive midis militantëve dhe forcave të sigurisë. BBC

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme