Putini mbështet inspektimin ndërkombëtar të centralit bërthamor Zaporizhia

Botë | 4 vite më parë

Presidentët Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin ranë dakord që një ekip nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike për të inspektuar centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë. Gjatë një telefonate mes dy presidentëve, Macron “shprehte mbështetjen e tij për dërgimin e një misioni të ekspertëve ndërkombëtarë në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur” dhe Putin “tregoi dakordësinë e tij për vendosjen e këtij misioni”.

Misioni do të zhvillohet “në bazë të një vlerësimi të Kombeve të Bashkuara, nën kontrollin e Ukrainës. Ai nuk do të kalojë përmes Rusisë, siç kërkuan fillimisht rusët”, sipas një zyrtari të Elysee.

Dy presidentët do të diskutojnë përsëri këtë temë në ditët e ardhshme pasi ekipet teknike të kenë shkëmbyer informacione.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhia me gjashtë reaktorë  më i madhi në Evropë ka qenë nën kontrollin  e trupave ruse që nga marsi, por operacionet e përditshme kryhen nga punonjës ukrainas nën mbikëqyrjen e stafit rus.   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme