Ndryshimet klimatike/ Senati i SHBA miraton planin: 430 miliardë dollarë për shëndetësinë dhe klimën

Botë | 4 vite më parë

Senati i SHBA ka miratuar një projekt-ligj që përfshin 369 miliardë dollarë (305 miliardë £) për veprimin ndaj klimës dhe shëndetësisë, investimi më i madh në historinë e Amerikës, raporton BBC.

Sipas planit, qeveria do të investojë rreth 375 miliardë dollarë deri në vitin 2030 për luftimit të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë investimet në prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe zbritjet e taksave për konsumatorët që blejnë mjete elektrike.

Projektligji do të dërgohet në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët, ndërsa do të pritet nënshkrimi i tij nga presidenti Joe Biden.

Autorët e Aktit për Reduktimin e Inflacionit thonë se ky investim do të ulë emetimet e karbonit në vend me 40% deri në vitin 2030.

Veprimi për klimën vjen pasi SHBA-të përjetoi një valë moti ekstrem, duke përfshirë një valë të nxehtë të kohëve të fundit, si dhe përmbytje vdekjeprurëse në Kentaki që lanë dhjetëra të vdekur.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme