Izrael-Gaza vendosin armëpushim, Biden thirrje palëve: Respektojeni

Botë | 4 vite më parë

Pas tre ditësh dhunë, Gaza dhe Izraeli vensosën armëpushim mes njëra- tjetrës.

Një armëpushim midis Izraelit dhe militantëve palestinezë u mbajt gjatë natës, pas tre ditësh dhune, raporton BBC.

Në një deklaratë, presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi armëpushimin dhe u bëri thirrje të gjitha palëve “të zbatojnë plotësisht dhe të sigurojnë që karburantet dhe furnizimet humanitare të rrjedhin në Gaza“. Ai gjithashtu kërkoi që raportet për viktimat civile të hetohen në kohën e duhur.

Armëpushimi u ndërmjetësua nga Egjipti, i cili ka vepruar si ndërmjetës midis Izraelit dhe Gazës edhe në të kaluarën.

Dhuna e fundit filloi me sulmet izraelite në vendet në Rripin e Gazës, për të cilat ushtria e saj tha se ishte në përgjigje të kërcënimeve nga një grup militant. Ai pasoi ditë tensionesh pasi Izraeli arrestoi një anëtar të lartë të PIJ-së në Bregun Perëndimor të pushtuar.

32 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra, u vranë në sulmet izraelite në Gaza dhe më shumë se 250 u plagosën.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme