Punëtorët në Irak marrin ditë pushimi pasi temperaturat kalojnë 50 gradë Celsius

Botë | 4 vite më parë

Punonjësve shtetërorë në shumë pjesë të Irakut u është dhënë një ditë pushimi nga puna pasi temperaturat rriten mbi 50C (122F) në disa zona, raportojnë mediat lokale. Disa nga qytetet e vendit kryesuan listën e vendeve më të nxehta në botë të enjten. Si rezultat i nxehtësisë përvëluese, të paktën 10 provinca pezulluan punën për shumicën e punonjësve shtetërorë, tha Kurdistan24. 

Një valë e të nxehtit në vend ka vazhduar që nga mesi i korrikut dhe parashikohet të vazhdojë. Nxehtësia e djegur nuk është e pazakontë në Irak, si një nga vendet më të nxehta në Tokë. Por banorët thonë se kushtet po përkeqësohen. Në portin jugor të Basrës, ku temperaturat janë veçanërisht të larta, ka nisur një pushim katërditor për punonjësit e shtetit. BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme