Një pjesë e kapsulës SpaceX zbret në tokë në Australi, ASA: E rrallë, shumica dërrmuese zbarkojnë në oqeane

Një pjesë e kapsulës së SpaceX është gjendur në tokë në Australi. Ajo u zbulua nga një fermer i cili fillimisht mendoi se ishte një pemë, ndërsa më pas ka telefonuar Agjencinë Australiane të Hapësirës (ASA), ku u zbuluan dhe 2 pjesë të tjera më të vogla, raporton BBC.
Dr Brad Tucker, një astrofizikan në Universitetin Kombëtar Australian, i thirrur për të ekzaminuar objektin u shpreh se kurrë më parë nuk kishte parë një mbeturinë të tillë hapësinore.
“Kjo ka qenë super emocionuese për ta parë këtë të gjithë nga afër, nuk kam parë kurrë një copë mbeturinë hapësinore të bjerë si kjo” u shpreh ai.
Don Pollacco, një profesor i astrofizikës në Universitetin Warëick të Mbretërisë së Bashkuar tha se ishte shumë e rrallë që mbeturinat hapësinore të godasin tokë pasi shumica dërrmuese zbarkojnë në oqeane që mbulojnë pjesën më të madhe të planetit.
“I vetmi rast i regjistruar i një personi të goditur ishte Lottie Williams, e cila mbeti e padëmtuar kur një pjesë e mbeturinave hapësinore u ul mbi supin e saj në Oklahoma, SHBA, në 1997.
Incidente të tjera përfshijnë dëmtimin e ndërtesave në Bregun e Fildishtë në vitin 2020, nga pjesët e një rakete kineze.
Megjithatë, zbulimet në tokë mund të bëhen më të zakonshme – veçanërisht pasi numri i raketave të dërguara në hapësirë është rritur jashtëzakonisht gjatë viteve të fundit.
Dielli po kalon gjithashtu në një cikël të të qenit më aktiv, një efekt goditjes i të cilit mund të jetë më shumë mbeturina që bien në Tokë” shpjegon profesor Don Pollaco.
“Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të frikësohen, gjasat që ata të goditen është jashtëzakonisht e vogël“, shton ai duke siguruar jetën e njerëzve.
ASA i kërkon kujdo që has sende të tjera të tilla të kontaktojë një linjë telefonike të mbeturinave të krijuar nga SpaceX.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




