Pamje/ Aksident automobilistik, humb jetën kongresmenia amerikane dhe 3 persona të tjerë

Një aksident automobilistik u ka marrë jetën Kongresmenes amerikane Jackie Walorski, dy anëtarëve të stafit të saj dhe shoferes së mjetit me të cilin u përplasën. Zyra e kongresmenes dhe policia lokale konfirmuan lajmin duke thënë se përplasja e fortë mes dy mjeteve në Indiana, rezultoi fatale për 4 persona, raporton The Guardian.
“Walorski, një republikan që përfaqësonte distriktin e dytë të Kongresit të Indianës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, po udhëtonte në një automjet me dy të tjerët kur një makinë tjetër doli në korsinë e tyre. Walorski, 58 vjeç, vdiq si pasojë e plagëve të saj, tha zyra e sherifit. Drejtoresha e komunikimit e Walorski, Emma Thomson, 27-vjeç, dhe Zachery Potts 28-vjeç, drejtore e qarkut për ligjvënësit, u vranë gjithashtu”, tha zyra e sherifit të qarkut Elkhart. Drejtuesja i mjetit tjetër, 56-vjeçarja Edith Schmucker, u shpall e vdekur në vendngjarje.
Duke konfirmuar vdekjen e saj në një deklaratë të shpërndarë në Twitter nga udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, zyra e Walorski tha: “Dean Swihart, bashkëshorti i Jackie, sapo u informua nga zyra e sherifit të qarkut Elkhart se Jackie u vra në një aksident me makinë këtë pasdite. Ju lutemi mbani familjen e saj në mendimet dhe lutjet tuaja. Nuk do të kemi asnjë koment të mëtejshëm për momentin.”
Republikani nga Indiana dhe senatori amerikan, Todd Young, thanë se ishte i shkatërruar nga vdekja e Walorskit.
“Jackie e donte Hoosiers dhe ia kushtoi jetën e saj për të luftuar për ta. Nuk do ta harroj kurrë shpirtin e saj, qëndrimin e saj pozitiv dhe më e rëndësishmja, miqësinë e saj. E gjithë Indiana mban zi për vdekjen e saj, së bashku me vdekjen tragjike të stafit të saj Emma Thomson dhe Zach Potts”, tha ai.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




