Dyshime për organizatën e princit Çarls, thuhet se ka marrë para nga familja Bin Laden

Botë | 4 vite më parë

Hije dyshimi për princin Çarls. Nga raportimet e bëra me dije nga Sunday Times, Princi i Wellsit ka pranuar një shumë të konsiderueshme parash nga familja e famëkeqit Osama bin Laden. Sipas këtyre raportimeve, shuma e një milliard paund shkoi për organizatën bamirëse të princit.

Donacioni është bërë nga një prej vëllezërve të ish- terroristit të vrarë nga forcat ushtarake amerikane në vitin 2011 në Pakistan. Nga ana e saj Clarence House u shpreh se ka marrë garanci se paratë kjo organizatë i ka marrë nga donatorë të besuar.

Sipas raportit të gazetës Sunday Times, Princi Çarls i ka marrë paratë nga Bakr Bin Laden, që është dhe përfaqësues kryesor i familjes Bin Laden. Trashëgimtari i fronit mbretëror, gjithmonë sipas Sunday Times, i ka pranuar paratë pavarësisht kundërshtimeve të këshilltarëve të tij.

Sir Jan Cheshire, kreu i PWCF, u shpreh për gazetën britanike se donacioni është cilësuar i besueshëm nga 5 anëtarë të besuar të bordit drejtues të organizatës bamirëse.

“Vlerësim i detajuar është bërë në lidhje me këtë donacion dhe vendimi për ta pranuar është marrë nga njerëz të besuar pranë organizatës tonë. Çdo zë që sygjeron të kundërtën është i pavërtetë dhe keqdashës” theksoi Cheshire.

Prince Of Wales Charitable Fund, jep grante drejt organizatave të tjera non profit të regjistruara në Britani dhe ndihmon në projektet bamirëse në vëndet e Komonuelthit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme