Lufta në Ukrainë, Zelensky: Rusia të njihet si një shtet terrorist! Të mbrojmë botën

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar, veçanërisht nga SHBA njohjen e Rusisë si një shtet terrorist. Për Zelensky kjo njohje është e nevojshme jo vetëm si veprim politik por edhe në mbrojtje të botës, raporton La Repubblica.

“Njohja formale e Rusisë si një shtet terrorist, veçanërisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit, është i nevojshëm jo vetëm si një gjest politik, por si një mbrojtje konkrete e botës së lirë. Vendimi do ta bëjë automatikisht të vështirë ekzistencën e shtetit terrorist dhe automatikisht do të ndërpresë lidhjet e ndryshme politike dhe biznesore që Rusia mund të mbajë ndryshe“, tha Zelensky duke shpresuar që të ndodh sa më shpejtë.

Presidenti i Ukrainës bëri me dije se Qeveria ka vendosur që të urdhërojë evakuim të detyrueshëm të banorëve nga rajoni i Donjeckut, që është skenë e luftimeve intensive me forcat pushtuese ruse.

“Sa më shumë njerëz që të largohen tani nga Donjecku, aq më pak njerëz do të ketë mundësi ushtria ruse që të vrasë”, tha ai.

Gjatë orëve të fundit, forcat ruse kanë kryer një sërë sulmesh në Ukrainë përgjatë të gjitha fronteve të konfliktit. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme