Zjarr i madh në jugperëndim të Francës, evakuohen banorët

Situata me zjarret vijon të mbete problematike në Francë, ku më kritike situata paraqitet në jugperëndim, ku një vatër zjarri përgjatë lumit Ardes u përhap me shpejtësi duke bëri hi në pak orë 7500 hektarë tokë. Për pasojë janë evakuuar banorët. Më shumë se 450 zjarrfikës po punojnë për të frenuar flakët.
Në fillim të këtij muaji, zjarret pyjore dogjën më shumë se 200,000 hektarë në Gironde (jugperëndim) pasi Franca, si vendet e tjera evropiane, u përball me një valë të nxehti.
Prej javësh tashmë, Europa është përfshirë nga temperatura ekstremisht të larta, duke bërë që zjarret të djegin sipërfaqe të tëra toke në Spanjë, Francë, Greqi e Portugali./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




