Ndryshimet klimatike/ Deti Mesdhe arrin temperatura rekord, 5 gradë më shumë se normalja

Botë | 4 vite më parë

Temperaturat rekord që goditën Evropën në dy muajt e fundit vazhdojnë të kenë ndikim në ujërat e Detit Mesdhe . Sipas shërbimit të monitorimit të mjedisit detar Copernicus, temperatura e sipërfaqes së detit, e regjistruar më 22 korrik, tregon “një anomali deri në mbi 5 ° përgjatë brigjeve të Francës dhe Italisë”.

Më keq se 2003, i konsideruar deri tani viti më i nxehtë për Mesdheun, rritja e temperaturave ishte 3 gradë. Për të pasur një shifër të përgjithshme për vitin 2022, megjithatë, do të duhet të pritet deri në fund të vitit.

Studiuesit flasin për një “tropicalizim të Mesdheut”, një efekt i rritjes së temperaturës, që çon në “tropikalizimin e Mesdheut”. Përkufizimi vjen nga Stefano Goffredo, profesor i Departamentit të Shkencave Biologjike, Gjeologjike dhe Mjedisore të Universitetit të Bolonjës. Pasoja e parë, shpjegoi ai, është se “specie të huaja mbërrijnë në ujërat tona nga Deti i Kuq dhe Oqeani Indian, përmes Kanalit të Suezit”.

Krahas tropikalizimit, ekziston edhe një fenomen tjetër migrues: jugëzimi i Mesdheut. Në këtë rast “speciet detare që jetojnë në Mesdheun jugor lëvizin drejt veriut, duke arritur për shembull ujërat e Ligurisë ose, nga ana tjetër, drejt Adriatikut verior”./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme