‘Hasta la vista, baby!’ Johnson mban fjalimin e fundit si Kryeministër në parlament

Boris Johnson i tha lamtumirën parlamentit, ku mbajti dhe fjalimin e tij të fundit si Kryeministër. Teksa falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij, në fund Johnson e mbylli fjalimin me shprehjen ‘Hasta la vista, baby!’ që shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje të gjithë deputetëve në sallë.
“Hasta la vista, baby” (mirupafshim), është një shprehej e huazuar nga Arnold Schwarzenegger në filmin e vitit 1991 “Terminator 2”
Gjatë fjalës së tij në Parlament që nuk ishte aspak një largim i zymtë, Johnson tha se “misioni i tij është kryer” dhe dha një këshillë për pasuesin e tij.
“Qëndroni pranë amerikanëve, përkrahni ukrainasit, përkrahni lirinë dhe demokracinë kudo. Ulni taksat dhe rregulloni kudo që të mundeni për ta bërë këtë vendin më të mirë për të jetuar dhe investuar. Fokusohuni në rrugën përpara, por mbani mend gjithmonë të kontrolloni pasqyrën e pasme”, tha Johnson.
Boris Johnson u detyruar të jepte dorëheqjen pasi pjesa më e madhe e kabinetit të tij u largua pas skandalit të emërimit të një politikani që ishte akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale ndaj kolegëve të tij. Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe do të zgjidhet më 5 shtator.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




