U takua me Erdogan, Putin: Perëndimi ka plaçkitur kombe të tjera

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas takimit me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, akuzoi Perëndimin se ka marrë një pozicion udhëheqës duke plaçkitur kombet e tjera.

“Perëndimi ka marrë një pozicion udhëheqës kryesisht duke plaçkitur kombet e tjera dhe nuk mund të propozojë të tijin si model zhvillimi. Bota unipolare po frenon zhvillimin. Një epokë e re fillon në historinë e botës, një epokë në të cilën vetëm shtetet vërtet sovrane do të jenë në gjendje të tregojnë ritme të larta rritjeje”, tha ai.

Nga ana tjetër, Erdogan kërkoi arritjen e një marrëveshje për korridoret në Detin e Zi për eksportin e grurit këtë javë.

“Ne dëshirojmë ta lidhim marrëveshjen me një tekst të shkruar këtë javë, shpresojmë që në ditët e ardhshme plani të vihet në praktikë”, tha Erdogan./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme