SHBA do të dërgojë katër sisteme raketash HIMAR në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë katër sisteme të tjera raketash artilerie të lëvizshmërisë së lartë (HIMARS) në Ukrainë, tha të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, në paketën më të fundit ushtarake për të forcuar Kievin ndërsa ai përballet me goditjet e forta nga rusët.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu në fillim të kësaj jave urdhëroi gjeneralët që t’i jepnin përparësi shkatërrimit të raketave dhe armëve të artilerisë me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës pasi armët e furnizuara nga Perëndimi u përdorën për të goditur linjat ruse të furnizimit, shkruan Reuters.
“(Ne) do të vazhdojmë të gjejmë mënyra novatore për të treguar mbështetjen tonë afatgjatë për burrat dhe gratë e guximshme të forcave të armatosura ukrainase dhe do të përshtasim ndihmën tonë për të siguruar që Ukraina të ketë teknologjinë, municionin dhe fuqinë e plotë të zjarrit për t’u mbrojtur. ”, tha Austin në fillim të një takimi virtual me aleatët për Ukrainën.
Perëndimi i ka furnizuar Ukrainës me artileri të rëndë me rreze më të gjatë veprimi dhe sisteme raketash të shumta lëshuese për të ndihmuar Kievin të qëndrojë në këmbë pavarësisht epërsisë së artilerisë ruse në numër dhe municione.
Ukraina thotë se ka kryer sulme të suksesshme në 30 qendra logjistike dhe municionesh ruse, duke përdorur disa sisteme raketash të shumta lëshuese të furnizuara së fundmi nga Perëndimi.
HIMARS kanë një rreze më të gjatë dhe janë më të saktë se artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka pasur në arsenalin e saj.
Austin tha se paketa e re do të përfshijë gjithashtu sisteme raketash të shumëfishta, si dhe municione artilerie.
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 8 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 2.2 miliardë dollarë në muajin e fundit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




