Admirali ukrainas: Rusët kanë humbur 30 % të kapacitetit të tyre luftarak

Botë | 4 vite më parë

50,000 ushtarë rusë kanë humbur jetën ose janë plagosur në Ukrainë, duke ulur kështu kapacitetin luftarak të forcave të dërguara nga Moska me 30 %. Kështu deklaroi shefi i shtabit të ushtrisë ukrainase, admirali Sir Tony Radakin, i bindur se ushtria e Kievit do ta fitojë “absolutisht” luftën.

“Ata janë absolutisht të qartë në planet e tyre për të pushtuar të gjithë territorin e Ukrainës dhe Rusia polufton, por ajo ka humbur 30 % të aftësisë së saj luftarake tokësore. Kjo do të thotë se 50,000 ushtarë rusë vdiqën ose u plagosën në këtë konflikt, afro 1,700 tanke ruse u shkatërruan. Rreth katër mijë automjete të blinduara luftarake që i përkisnin Rusisë u shkatërruan”, tha ai.

Sipas tij, Rusia e filloi këtë pushtim me ambicien për të marrë të gjithë Ukrainën dhe kishte ambicie të merrte qytetet në 30 ditët e para, por shton admirali ukrainas Rusia po dështon në të gjitha këto ambicie.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme