Ukraina: Mbi 1300 civilë të vrarë nga forcat ruse janë zbuluar deri tani në Kiev

Autoritetet në Kiev thonë se deri tani janë zbuluar 1347 trupa të civilëve të vrarë vetëm në kryeqytet nga forcat ruse. Shefi i policisë së Kievit, Andrii Nebytov tha se pjesa më e madhe e civilëve janë vrarë me armë zjarri.
“Për fat të keq ky nuk është bilanci përfundimtar” shtoi ai “sepse çdo ditë gjejmë gjithnjë e më shumë trupa të varrosur, pikërisht në zonat ku ishte vendosur ushtria ruse”.
Aktualisht rreth 300 njerëz raportohen të zhdukur vetëm në rajonin e Kievit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




