Itali/ Institucionet dhe biznesmenët e vendit kërkesë Mario Draghit: Rishqyrto vendimin e dorëheqjes

Kryebashkiakët, shoqatat e biznesit dhe drejtuesit e sindikatave në Itali i kërkuan kryeministrit Mario Draghi gjatë fundjavës që të rishqyrtojë vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen, duke paralajmëruar se stabiliteti në vendin fqinj ishte në rrezik për shkak të borxhit të madh të jashtëm.
Draghi dha dorëheqjen javën e kaluar pasi një nga partitë politike në koalicionin qeverisës, Lëvizja Pesë Yjet, refuzoi të mbështeste qeverinë gjatë një votëbesimi.
Presidenti Sergio Mattarella refuzoi dorëheqjen e Draghit dhe i kërkoi atij t’i drejtohej parlamentit sërish në javën që vjen, duke shpresuar për të arritur një kompromis për të parandaluar zgjedhjet e parakohshme në një kohë të paqëndrueshmërisë ndërkombëtare dhe presioneve ekonomike.
Megjithatë, Mario Draghi ka deklaruar se është i vendosur të japë dorëheqjen si kryeministër i Italisë javën e ardhshme, pasi nuk ka mbështetjen e të gjitha palëve./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




