Zelensky: Rusia nuk dëshiron t’i japë fund luftës, Ukraina po mbron tokën e saj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Me një postim në Facebook, Zelensky shkruan se Rusia e filloi luftën dhe nuk dëshiron ta përfundojë atë, ndërsa shton se Ukraina vetëm po mbron tokën e saj.
“Kjo është një luftë që Rusia e ka nisur, që e vazhdon dhe që nuk dëshiron ta përfundojë. Ukraina po mbron tokën e saj, sovranitetin e saj, territorin e saj. Ukraina po lufton për paqen“, shkroi Zelensky.
Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e 144-të. Bombardimet në Pokrovsk kanë shkaktuar disa viktima, ndërsa sipas Kievit, Zaporizhzhia, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i pushtuar nga ushtria ruse, do të përdoret si mburojë për të nisur sulmet.
Për gjeneralët ukrainas, “ushtria ruse po përgatit një ofensivë të re”./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




