Kryeministri italian jep dorëheqjen, Medvedev: Pas Johnsonit dhe Draghit, kush do të jetë i radhës?

Botë | 4 vite më parë

Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe Nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Moskës,  ka reaguar me ironi pas lajmit për dorëheqjen kryeministrit italian Mario Draghi. Ai publikoi një foto të Boris Johnson dhe Mario Draghi, më pas një figurë në të zezë me pikëpyetjen që do të thotë ‘Kush do të jetë i radhës?’.

Kryeministri italian ka paralajmëruar dorëheqjen pas krizës politike të krijuar nga largimi i ‘Lëvizja 5-Yje’, por kjo nuk është pranuar nga presidenti i vendit Mattarela.

Edhe pse qeveria e Draghit e kaloi një votëbesimi ai sërish dha dorëheqjen, por presidenti Mattarela e refuzoi duke i kërkuar që të paraqitet në parlament për një tjetër votëbesim për të krijuar shumicën parlamentare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme