OEM lëshon alarmin për bombë bërthamore në SHBA, video që ngriti dyshime të shumta

Zyra e Menaxhimit të Emergjencave të New York (OEM) ka publikuar një video prej 90 sekondash ku udhëzojnë qytetarët për reagimin që duhet të kenë ndaj një rasti lufte bërthamore në SHBA.
“Pra, ka pasur një sulm bërthamor. Mos më pyet si dhe pse, vetëm dije se i madhi ka goditur”. Kështu nis video, teksa vijon me këshilla se si banorët të lahen dhe të qëndrojnë të sinkonizuar duke përdorur aplikacionin e telefonit “notify NYC”.
Videoja e cila trajton çështje kritike të mbrojtjes civile, u publikua pa konsultim me nivelet më të larta të Pentagonit dhe qeverinë amerikane dhe skenari i përshkruar në PSA, do të ishte fundi i qytetërimit njerëzor.
Ajo që mbetet pikëpyetje lidhur me videon, është fakti se përse OEM mori vendimin që ta publikonte videon tani? Ku qëndron absurditeti i videos? Pasi në rast të një sulmi bërthamor, në New York nuk do të ketë ujë për të bërë dush, internet për të përdorur aplikacionin e këshilluar në video, dhe as ndërtesa për t’u strehuar qytetarët për të qenë të sinkronizuar me njëri-tjetrin.
Kjo video vjen pas agravimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA. Kjo e fundit ka qenë një ndër mbështetëset kryesore të Ukrainës që prej nisjes së luftës duke vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë.
Por një sulm bërthamor në New York përveçse do e bënte 11 shtatorit të dukej një ngjarje e vogël, por do ishte pjesë e një shkëmbimi termonuklear në shkallë të plotë, që përfshin lëshimin e mijëra kokave termonukleare, secila me një rendiment mbi njëqind herë më të lartë se arma bërthamore “Fat Man” që shkatërroi Hiroshimën.
“Një shkëmbim bërthamor midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të “lëshonte blozë dhe tym në atmosferën e sipërme që do të bllokonte Diellin duke rezultuar në dështimin e të korrave në mbarë botën”, thuhej në një studim të publikuar nga Universiteti Shtetëror i Luizianës muajin e kaluar.
Studimi zbuloi se një shkëmbim i tillë do të ulte temperaturat globale me afërsisht 13 gradë, më e madhe se epoka e fundit e akullit që përfundoi rreth 11,700 vjet më parë.
“Ndërsa peizazhi i kërcënimit vazhdon të evoluojë, është e rëndësishme që banorët e Nju Jorkut të dinë se po përgatitemi për çdo kërcënim të afërt dhe po u ofrojmë atyre burimet që u nevojiten për të qëndruar të sigurt dhe të informuar”, tha Komisioneri i Menaxhimit të Emergjencave të Nju Jorkut, Zach Iscol, raporton World Socialist Web Site.
Njoftimi bëhet vetëm dy javë pas një samiti të NATO-s, në të cilin SHBA, midis aleatëve të tjerë të NATO-s, njoftuan planet për “intensitet të lartë…. luftime kundër konkurrentëve të armatosur me armë bërthamore, përfshirë Rusinë dhe Kinën.
Kjo deklaratë e hapur e planeve për luftë bërthamore pason një grumbullim prej vitesh të forcave bërthamore të SHBA-së dhe çmontimin sistematik të të gjitha kufizimeve të mbetura ndërkombëtare për përdorimin dhe vendosjen e armëve bërthamore.
Duke ndërtuar sistematikisht forcat e saj bërthamore, duke shkatërruar marrëveshjet ndërkombëtare të kontrollit të armëve dhe duke provokuar në mënyrë të pamatur konflikte me Rusinë dhe Kinën, të dyja shtete të armatosura bërthamore, SHBA-ja po e vë popullsinë e saj dhe atë të botës në rrezik masiv.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




