Gara për zgjedhjen e Kryeministrit britanik, ish-kancelari Sunak fiton raundin e parë të votimit

Botë | 4 vite më parë

Pas dorëheqjes së Boris Johnson prej krizës politike në Mbretërinë e Bashkuar, vijon gara për zgjedhjen e liderit dhe kryeministrit të ardhshëm konservator. Ish-kancelari Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të votimit të deputetëve. Ai mori 88 vota, ndërsa Ministrja e Tregtisë Penny Mordaunt u rendit në vendin e dytë me 67 vota dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss në vendin e tretë me 50 vota. Sipas BBC, kancelari Nadhim Zahawi dhe ish-sekretari i shëndetësisë Jeremy Hunt u eliminuan nga gara.

Ata që janë ende në garë do të përballen me një raund tjetër votimi ditën e sotme. Fusha pritet të ngushtohet në dy deri në fund të javës së ardhshme, dhe më pas rreth 160,000 anëtarë konservatorë vendosin se cilin kandidat duan të bëhet kreu i partisë dhe kryeministri i ardhshëm. Rezultati do të shpallet më 5 shtator. Gjashtë kandidatët e mbetur tani po përpiqen për mbështetje nga deputetët që mbështetën Hunt dhe Zahawi.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme