Përshpejtohet procesi i zgjedhjes, Britania do të ketë kryeministrin e ri më 5 shtator

Procesi i zgjedhjes së liderit të ri të konservatorëve dhe kryeministrit të Britanisë po përshpejtohet pas dorëheqjes së Boris Johnson . “Komiteti 1922” i Partisë Konservatore ka njoftuar se lideri i ri do të shpallet më 5 shtator.
Kandidatët për lidership do të kenë vetëm një ditë, këtë të martë dhe të mërkurë, për të paraqitur nominimet e tyre dhe votimi i parë do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.
Procesi do të vazhdojë derisa të mbeten vetëm dy më të votuarit, që mund të ndodhë deri të hënën e ardhshme.
Secili kandidat duhet së pari të sigurojë mbështetjen e të paktën 20 deputetëve për të marrë pjesë në raundin e parë të garës.
Deri më sot, 11 deputetë konservatorë kanë njoftuar se do të garojnë për të qenë në krye të partisë. Sekretarja e Jashtme, Liz Truss dhe nënsekretarja e Shtetit për Tregtinë, Penny Mordant, janë shtuar në listën e pretedentëve për udhëheqjen e konservatorëve në 24 orët e fundit. Edhe ministrja e Brendshme Priti Patel pritet të kandidojë.
Gjithashtu në garë janë edhe ish-sekretarët e shëndetësisë Jeremy Hunt dhe Sajid Javid, ministri i ri i financave të Britanisë, Nadeem Zahaëi , ministri i transportit Grant Shapps dhe deputeti Rayman Keithy.
Lista plotësohet nga ish-ministri i Financave Rishi Sunak , ish-ministri i Barazisë Kemi Beidenoch, Prokurorja e Përgjithshme Suella Braverman dhe kreu i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme Tom Tugenhat./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




