Mitsotakis mesazh Erdogan: Nuk ka përmirësim të marrëdhënieve Greqi-Turqi nëse sfidoni sovranitetin grek

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar Ankarasë një mesazh në lidhje me mbrojtjen e pozitave kombëtare dhe të drejtave sovrane të Greqisë, në një kohë kur tensionet mes vendeve janë rritur.
Teksa shpjegoi qëndrimin e Athinës ndaj mundësisë që Turqia të blejë nga SHBA-të dhe të përmirësojë avionët luftarakë F-16, ai tha se vendi është në gatishmëri të plotë.
“Më pyetët direkt nëse isha i shqetësuar. Jemi në gatishmëri të plotë, padyshim që kemi shumë besim në mbrojtjen e pozicioneve tona, por nuk mendoj se do të kemi një verë me intensitet të ngjashëm në fushë me atë që kishim në verën e vitit 2020”, tha ai.
I pyetur në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë, Mitsotakis u shpreh se nuk do të ketë asnjë përmirësim nëse Ankaraja do të sfidojë sovranitetin grek.
“Nuk do të ketë asnjë përmirësim në marrëdhëniet greko-turke për sa kohë që Turqia vazhdon të sfidojë hapur sovranitetin grek. I thashë qartë Erdogan se nuk do të pranoj fluturime mbi ishujt grekë , as nuk mund të pranoj një argument që lidh sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut lindor me militarizimin e tyre të pretenduar. Unë kam qenë shumë i qartë për këtë”, ka thënë ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




