Dorëheqja e Johnson, Biden: Vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes qeverive

Botë | 4 vite më parë

Teksa i përshkroi të forta dhe të qëndrueshme marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar Presidenti i SHBA Joe Biden shprehet se ai pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatët e tjerë për një sërë çështjesh, përfshirë edhe Ukrainën, raporton CNN.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë miqtë dhe aleatët më të afërt, dhe marrëdhënia e veçantë mes popullit tonë mbetet e fortë dhe e qëndrueshme. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën, për një sërë prioritetesh të rëndësishme. Kjo përfshin mbajtjen e një qasjeje të fortë dhe të bashkuar për të mbështetur popullin e Ukrainës teksa ata mbrojnë veten kundër luftës brutale të Putinit ndaj demokracisë së tyre dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për veprimet e saj,” thuhet në deklaratën e Biden.

Deklarata e presidentit të SHBA vjen pas njoftimit të kryeministrit britanik Boris Johnson se do të japë dorëheqjen nga posti i tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme