Zelensky: Besoj se politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë pas dorëheqjes së Johnson

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti kryeministrin britanik Boris Johnson “një mik të vërtetë të Ukrainës”, duke shtuar se ai ka besim se politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë pas dorëheqjes së Johnson.
Ukraina fitoi shumë nga marrëdhënia e tyre me kryeministrin, duke përfshirë para së gjithash mbështetjen ushtarake, tha Zelensky në një intervist për CNN.
Presidenti ukrainas tha se mezi pret të flasë drejtpërdrejt me Johnson për të mësuar më shumë rreth detajeve të dorëheqjes së tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




