Kriza ekonomike në Sri Lanka, Presidenti Rajapaksa i kërkon ndihmë homologut rus Putin

Presidenti i Sri Lankës ka bërë të ditur se i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin ndihmë për importin e karburanteve, ndërsa vendi po përballet me një nga krizat më të rënda ekonomike që kur shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe në 1948-ën.
Gotabaya Rajapaksa u shpreh se me Putin kishte patur një bisedë shumë productive. Lëvizja vjen pasi Ministri i Energjisë së Sri Lanëkës paralajmeroi fundjavën që lamë pas se në vend shumë shpejt nuk do të kishte benzinë.
Të mërkurën, qindra qytetarë dolën në rrugët e kryeqytetit Kolombo për të protestuar kundër qeverisë. “I kërkova një ofertë për mbështetje kredie për të importuar karburante” – shkruajti Raxhapaks në twitter duke iu referuar bisedës së tij me Putin. Presidenti i Sri Lankës gjithashtu shtoi se në mënyrë të përulur, sic u shpreh ai, i kishte kërkuar Putin që të rifillonin fluturmet mes Moskës dhe Kolombos, pasi kompania ruse e fluturimeve Aerofolot pezulloi shërbimet e saj muajin e shkuar.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




