Pranon të dorëhiqet Boris Johnson

Boris Johnson ka pranuar të japë dorëheqjen si lider i konservatorëve. Vendimin e tij, Johnson do e bëj të ditur me anë të një deklarate gjatë ditës së sotme. BBC, raporton se Johnson do vijojë të jetë kryeministër deri në vjeshtë.
Këtë verë do të zhvillohet një garë lidershipi konservator për të zgjedhur një kryeministër të ri i gatshëm për konferencën e partisë konservatore në tetor.
Por cilat janë arsyet që e çuan Johnsonin drejt dorëheqjes?
E gjitha filloi me një skandal seksual pak ditë më parë. Më 29 qershor, deputeti Chris Pincher – në atë kohë, zëvendëskryetar i konservatorëve shkoi në një klub privat në Londër ku u deh dhe kreu veprime të pahijshme seksuale.
Ai u akuzua se kishte ngacmuar dy burra, gjë që çoi në një mori akuzash të tjera ndaj tij, disa prej të cilave datonin vite më parë.
Së pari, Downing Street tha se Johnson nuk ishte në dijeni të “pretendimeve specifike” në lidhje me Pincher përpara se ta emëronte atë në shkurt, por sipas ministrave kjo nuk është e vërtetë. Më pas Johnson kërkoi ndjesë lidhur me këtë.
Me parë qeveria Johnson ishte venë në vëmendjen e të gjithëve për të ashtuquajturin “partygate”. Në prill të këtij viti, kryeministri u gjobit për thyerjen e rregullave të anti-covid gjatë pandemisë, kur nga njëra vendi ishte ne izolim total dhe merreshin masa për kufizimin e lëvizjes se qytetarëve dhe nga ana tjetër anëtarët e kabinetit organizonin festa ne Doëning Street. Por Johnson ka marre goditje edhe përsa i përket aspektit ekonomik. Inflacioni është rritur ndjeshëm në vitin 2022, në normën aktuale prej 9.1%.
Qeveria tha se rritja e taksave do të shkonte për kujdesin shëndetësor dhe social dhe ndryshimet që filluan këtë javë e zbutën situatën por kushdo që fiton më shumë se 34,000 paund në vit do të paguajë akoma më shumë.
Në tetor 2021, një komitet i Dhomës së Ulët rekomandoi një pezullim 30-ditor për deputetin e atëhershëm konservator Oëen Paterson, për shkelje te rregullave te lobimit. Gjithashtu kritikët e tij janë shprehur prej kohësh se Boris Johnson kishte mungesë fokusi dhe idesh në Doëning Street.
Gjithashtu humbjet në zgjedhjet lokale ishin një tjetër goditje për Johnson.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




