Tjetër goditje për Johnson, Brandon Lewis dorëhiqet nga posti i Sekretarit të Irlandës së Veriut

Brandon Lewis ka dhënë dorëheqjen si sekretar i Irlandës së Veriut. Në një letër drejtuar kryeministrit Johnson, Lewis shkruan se qeveria nuk është e denjë dhe e përgjegjshme, raporton Skynews.
“Një qeveri e denjë dhe e përgjegjshme mbështetet në ndershmërinë, integritetin dhe respektin e ndërsjellë – është një çështje e keqardhjes së thellë personale që duhet të largohem nga qeveria pasi nuk besoj më që ato vlera po mbështeten. Unë i kam dorëzuar kryeministrit letrën e dorëheqjes”, tha Lewis.
Ky i fundit kishte qenë më parë në mesin e ministrave të kabinetit që i tha Johnson se duhet të dëgjonte pikëpamjen dërrmuese të Partisë Konservatore dhe të jepte dorëheqjen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




