Australi, Sidnei nën “pushtetin” e ujit për tretën ditë me radhë, mijëra banorë largohen nga shtëpitë e tyre

Botë | 4 vite më parë

Mijëra banorë janë detyruar të evakuohen dhe të braktisin shtëpitë e tyre pasi përmbytjet në Sidnei, Australi, vazhdojnë për të tretën ditë.

Urdhri që qytetarët kanë marrë nga autoritetet e qytetit nuk i ka lënë shumë hapësirë ​​pasi reshjet e dendura të shiut kanë goditur zonën ndërsa ujërat e lumenjve kanë përpirë sipërfaqe të tëra toke.

Rreth 32,000 njerëzve u është thënë të evakuohen në shtetin e Uellsit të Ri Jugor. Australia është veçanërisht e prekur nga ndryshimet klimatike dhe vendi përjeton rregullisht thatësira, zjarre shkatërruese në pyje dhe përmbytje gjithnjë e më intensive. Shumë qytetarë mbetën të bllokuar në makinat e tyre teksa përpiqeshin të kalonin rrugët e përmbytura ose të bllokuar në shtëpitë e tyre nga uji.

Pjesa më e madhe e periferisë së Camden, në jugperëndim të Sidneit, u shndërrua në një “liqen” pas vërshimit të ujit.

Australia duhet të përgatitet për përmbytje më të shpeshta, paralajmëroi kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Dominic Perrott gjatë një konference për shtyp .

“Nuk ka dyshim se këto dukuri do të bëhen më të shpeshta. Qeveritë do të duhet të përshtaten dhe të sigurojnë që ne të veprojmë sipas mjedisit ku ndodhemi“, u shpreh ai./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme