SHBA-të festojnë sot 246-vjetorin e Pavarësisë, Rama: 4 korriku i 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 246-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Kryeministri Edi Rama uroi sot Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, ndërsa postoi në Facebook një foto të flamurit amerikan.
“Mirëmëngjes dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan.
Deklarata e Pavarësisë shihet si një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Dokumenti tjetër është Kushtetuta.
Në Shtetet e Bashkuara 4 Korriku festohet çdo vit si ditë kombëtare, Dita e Pavarësisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




