Nga pajisjet ushtarake te siguria kibernetike, Australia ndihmë 100 milionë dollarë për Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

Kryeministri australian Anthony Albanese ka udhëtuar më 3 korrik drejt Ukrainës ku ka vizituar Bucha, Hostomel, Irpin dhe Kievin pak para takimit me Presidentin Volodymyr Zelensky. Albanese ka bërë me dije se Australia do dërgojë një paketë ndihme prej 100 milionë dollarësh në Ukrainë.

Sipas CNN, Guvernatori i Kievit Olexiy Kuleba ka bërë me dije në Telegram se Albanese shprehu solidaritetin e Australisë me Ukrainën dhe krimet e kryera në rajonin e Kievit.

Më pas, Albanese njoftoi një paketë të re ndihme për Ukrainën e cila përfshin:

99.5 milionë dollarë australianë në ndihmë ushtarake, duke përfshirë 14 transportues të personelit të blinduar, 20 automjete lëvizëse të mbrojtura Bushmaster dhe pajisje të tjera ushtarake.

8.7 milionë dollarë australianë për të përmirësuar pajisjet e menaxhimit të kufirit, për të përmirësuar sigurinë kibernetike dhe për të përmirësuar operacionet kufitare në terren.

Australia do të ndalojë gjithashtu importet e arit rus, duke u bashkuar me vendet që kanë bërë premtime të ngjashme, duke përfshirë Kanadanë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Australia do të vendosë sanksione financiare dhe ndalime udhëtimi për 16 ministra dhe oligarkë të tjerë rusë.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme