Ushtria ukrainase: Pas Luhanskut, forcat ruse po përgatiten për një sulm në Donetsk

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se pas marrjes nën kontroll të qytetit të fundit të kontrolluar nga ata në rajonin e Luhanskut, forcat ruse po përgatiten të vazhdojnë lëvizjen e tyre drejt qyteteve në Donetsk që ende kontrollohen nga Kievi.
“Në drejtimin Sloviansk, njësitë e armikut po përpiqen të vendosin kontrollin mbi vendbanimet e Bohorodychne, Mazanivka dhe Dolyna përmes operacioneve sulmuese”, tha ushtria ukrainase.
Fokusi tani zhvendoset në qytetet Sloviansk dhe Kramatorsk, dy qendrat më të mëdha të popullsisë në zonë.
“Armiku po rigrupon trupat për të rifilluar ofensivën. Për këtë qëllim, një grup taktik batalioni u zhvendos nga rrethi i qytetit të Izium në drejtim të vendbanimit Snizhkivka dhe u vendosën njësi shtesë të artilerisë”, shtohet në deklaratë.
Pasi pushtuan qytetin e Lysychansk, forcat ruse tani kontrollojnë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




