“A ka gisht Irani në atentatin ndaj Trumpit?”, FBI dhe Shërbimi Sekret: S’përjashtojmë asgjë

Botë | 2 vite më parë

Zyrtari i lartë i FBI-së ka bërë ditur se agjencia “nuk përjashton asgjë” në lidhje midis Iranit dhe atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump në fillim të këtij muaji gjatë një mitingu fushatës në Pensilvani.

Zëvendësdrejtori Paul Abbate u shpreh në një seancë të përbashkët të komisioneve të Senatit në “Capitol Hill” se “ne nuk kemi informacion se ka ndonjë bashkëpunëtor, të huaj apo vendas, përfshirë Iranin por ne nuk kemi prova për këtë. Por nuk po përjashtojmë asgjë. Po shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe jemi të hapur për këtë”, tha ai.

Senatori Richard Blumenthal, D-Conn e pyeti Abbaten nëse kishte ndonjë “kërcënim specifik ose të afërt ndaj ish-presidentit Trump në ditën e atenatit.

“Regjimi terrorist i Iranit ka shënjestruar njerëzit, vendin tonë, për shumë e shumë vite tani. Ne kemi folur për këtë këtu më parë, dua të jem i qartë për këtë. Nga këndvështrimi i FBI-së… ne e dimë publikisht, se ata kanë shënjestruar ish-presidentin Trump, ata kanë bërë thirrje për vrasjen e tij”, tha gjithashtu Abbate.

FBI po drejton hetimin mbi atentatin ndaj Trumpit të kryer nga i armatosuri Thomas Mattheë Crooks.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Sekret të SHBA, Ronald Roëe, majtas, dhe zëvendësdrejtori i FBI-së, Paul Abbate, dëshmojnë përpara një Komiteti të Përbashkët të Senatit për Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare dhe Komisionit të Senatit mbi seancën gjyqësore që shqyrton dështimet e sigurisë që çuan në atentatin ndaj kandidatit republikan për president.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme