Abissnet Superiore në RTSH/ Vllaznia në krizë, Teuta tregon forcën në Shkodër

Vllaznia po kalon një moment të vështirë në kampionat. Shkodranët mposhten në “Loro Boriçi” 2-0 nga Teuta dhe mbeten në vendin e fundit në klasifikim, me 2 pikë pas 5 javësh. Durrsakët marrin fitoren e katërt radhazi në kampionat, ngjiten në kuotën e 13 pikëve dhe ruajnë kreun e renditjes. Umejiego është heroi i durrsakëve në këtë transfertë, pasi shënon dy gola në portën e shkodranëve.
Ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH 1 dhe RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. sfida zhbllokohet në minutat shtesë të pjesës së parë me Umejiego, që kalon në avantazh miqtë.
Është sërish sulmuesi shtatlartë i Teutës, që gjen rrugën e rrjetës sapo fillon pjesa e dytë. Vllaznia mundohet të reagojë, por nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës. Mbyllet 2-0 për Teutën sfida në Shkodër.
Durrsakët konsolidojnë pozitat e tyre në krye të renditjes, ndërsa Vllaznia është në një krizë të thellë rezultatesh, pa fitore dhe me vetëm 2 pikë në këto 5 javë të para të kampionatit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



