Afro 3 mijë jetë të humbura, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në Afganistan

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të nxjerrë të mbijetuar, si dhe të vdekur, nga rrënojat e tërmeteve vdekjeprurëse të së shtunës në qytetin veriperëndimor të Afganistanit, Herat.
Administrata talibane tha se së paku 2.500 njerëz kanë humbur jetën. “Operacioni është duke vazhduar ende, ka njerëz që po nxirren nga rrënojat”, tha zëdhënësi i guvernatorit të Heratit, Nissar Ahmad Elyias, për Retuers, duke shtuar se më shumë se dhjetëra fshatra rreth Heratit janë prekur nga tërmetet.
Shtetet fqinje Pakistani dhe Irani kanë thënë se janë të gatshme të dërgojnë ekipe të shpëtimit dhe ndihma humanitare në Afganistan, ndërkohë Turqia ka nisur dërgesat e para.
Agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar Neës, duke cituar Gjysmë Hënën e Kuqe raporton se rreth 12 fshatra në krahinat Zinda Jan e Ghorian të provincës Herat, ku strehoheshin më shumë se 1 milionë njerëz, janë shkatërruar plotësisht.
I rrethuar nga bjeshkët, Afganistani ka histori të tërmeteve të fuqishme, shumica e të cilave ndodhin në rajonin Kush në kufi me Pakistanin. Tërmeti në Afganistan vjen në mesin e dridhjeve më vdekjeprurëse këtë vit, pas tërmeteve në Turqi dhe Siri, në të cilat u vranë rreth 50.000 njerëz.
Gazetar A.Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




