Agresioni rus dhe mbështetja ndaj Ukrainës, Rishi Sunak mbërrin në Letoni

Botë | 4 vite më parë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka mbërritur këtë të hënë në Riga të Letonisë. Sunak do të takohet me aleatët e Evropës veriore, për të diskutuar lidhur me luftën ruse në Ukrainë.

Sunak pritet të nxisë drejtuesit e tjerë të Forcës së Përbashkët të Ekspeditës që të qëndrojnë të palëkundur në mbështetjen e tyre për Ukrainën, pas shpalljes së një pakete të re të madhe artilerie për kombin e shkatërruar nga lufta.

Pas Letonisë, Sunak do të vijojë turin e tij në Estoni, ku do të takohet me trupat britanike dhe do të nënshkruajë një partneritet të ri teknologjik.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme