Agroturizmi po gjallëron zonat rurale, Denaj: Tradita dhe shija shqiptare në fokusin e zhvillimit

Aktualitet | 1 vit më parë

Agroturizmi po shndërrohet në një nga shtyllat e reja të zhvillimit ekonomik dhe social në vend, duke ndikuar pozitivisht në jetën e komuniteteve rurale dhe duke krijuar një sinergji të re mes bujqësisë, turizmit dhe traditës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe kulinare përmes agroturizmit, që sipas saj po kthehet në një aset të rëndësishëm për promovimin e turizmit dhe identitetit kombëtar.

“Receta të trashëguara brez pas brezi, shije që rrëfejnë historinë nga jugu në veri, me gatime autentike të përgatitura nga duart e arta të zonjave në agroturizmet shqiptare”, shkruan Denaj, duke ftuar qytetarët të zbulojnë këtë pasuri përmes aplikacionit AGRITOURISM AL.

Ministrja inkurajon qytetarët dhe turistët të eksplorojnë Shqipërinë përmes një udhëtimi gastronomik që sjell në vëmendje produktet vendase, mikpritjen tradicionale dhe eksperienca unike që ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Qeveria shqiptare synon të nxisë edhe më tej zhvillimin e agroturizmit, si një sipërmarrje e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Me strategjinë e hartuar janë parashikuar një sërë lehtësimesh të mëtejshme për investitorët të cilët kanë dëshirë të angazhohen në këtë sektor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme