Aksident në aksin Fier-Seman, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset 27-vjeçarja

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Mercedes-Benz”, që drejtohej nga një 27-vjeçare me inicialet Z.D., ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Drejtuesja e mjetit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




