Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.
Në aksident janë përfshirë një taksi dhe një autobus që transportonte mësues. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduara tri gra, të cilat janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se përplasja ka ndodhur në momentin kur autobusi me mësues po dilte në superstradë, ndërsa është goditur nga taksia që po lëvizte në këtë aks rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




