Aksident në Lezhë-Shëngjin, makina del nga rruga e përplaset me murin e më pas me dy mjete të parkuara, plagoset rëndë 31-vjeçari

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë lapidarit.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet K.G., banues në Shëngjin, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, ka humbur kontrollin mbi mjetin. Fillimisht ai është përplasur me një mur rrethues dhe më pas me dy automjete të parkuara pranë rrugës.

Për shkak të përplasjes së fortë, 31-vjeçari ka pësuar fraktura të shumta. Pas marrjes së ndihmës së parë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë, e cila dyshohet se i ka bërë drejtuesit të automjetit të humbë kontrollin mbi mjetin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme